HomeLajmi i Fundit

Kurti lajmëron seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit pas takimit me QUINT-in

Pas takimit me ambasadorët e QUINT, kryeministri Albin Kurti ka lajmëruar se nesër në orën 14:00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend.

“Porsa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim të pranishëm presidentja Osmani, kryekuvendari Konjufca dhe unë si kryeministër dhe dy zëvendëskryeministrat Bislimi dhe Gërvalla. Të tri institucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp dhe pas kësaj do të mund të ju përgjigjemi në pyetjet e juaja. Ndërkaq unë po shkoj në kryeministri për të përgatitur thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës për nesër në ora 14:00”, tha ai.

Njoftimi erdhi pas takimit që u zhvillua në institucionin e presidentes Vjosa Osmani. QUINT ka kërkuar nga Kurti që të pranojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë duke respektuar kështu marrëveshjet e mëparshme si dhe praktikat e votimit te mëhershëm.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar organizimin e referendumit të Serbisë, derisa kanë theksuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. 


TË NGJASHME