HomePolitikë

Kurti takon zyrtarin e lartë anglez, Moore

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kurti ka takuar zyrtarin e lartë anglez Richard Moore.

Moore me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter i ka shprehur Kurtit nevojën për rifillimin e dialogut me Serbinë, teksa ka thënë se Kosova nuk ka mik më të mirë se sa Britania.

” Takim i shkëlqyer me kryeministrin e ri të Kosovës. I urova më të mirat për programit e ri qeverisës si dhe diskutuam për nevojën e rifillimit të dialogut me Serbinë. Nuk ka mik më të mirë për Kosovën se sa Britania.”- shkruan Richard Moore.


TË NGJASHME