Kosovë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Kurti tregon urimet pas zgjedhjeve, mediat e Kosovës: Nuk ka urim nga Edi Rama

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, ka publikuar sot në profilin e tij ne Facebook letrat që ka marrë nga liderët e rajonit pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ne keto shkresa shihen urimet qe Kurti ka marre nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, gjithashtu edhe një urim i ka ardhur nga kryeministri i Bosnje e Hercegovinës dhe nga kreu i Kuvendit të Shqipërisë, por jo nga kryeministri Edi Rama, vene ne dukje mediat e Kosoves.

“Gjatë dy javëve të fundit pranova shumë telefonata, mesazhe e letra urimi për rezultatin dhe suksesin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, Kryetari i Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, z. Željko Komši?, Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu, ish Presidenti i Kroacisë, z. Stjepan Mesi?, e shumë të tjerë. Me bashkëpunim të ngushtë me partnerët fqinjë e miq tonë, do të jemi një hap përpara zhvillimit e integrimit tonë. U jam mirënjohës të gjithëve për urimet, përgëzimet dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje”, nenvizon Kurti ne postimin e tij.

Sic shkruan Ekspress, “kreu i cili pritet që të jetë kryeministër i Kosovës në intervistat e tij të para pak ditëve, ka thënë se ky raport i tij me Edi Ramën, nuk do të afektojë në raportet shtetërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.

Kujtojme se Rama e uroi Kosoven per zgjedhjet dhe Kurtin per rezultatin me nje postim ne Twtter, sic shihet me poshte:

1

Related posts

LSI vendos koordinatorët në tre qarqe

Klaudia gotanews

Investigimi i Daily Mail: Vrasësi Gentian Doda hyri dy herë ilegalisht në Angli

Mila

Kur meshkujt nuk i duan femrat e bukura?

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!