HomePolitikë

Kurti viziton nesër Tiranën, ja axhenda

albin_kurti

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë nesër Tiranën, ku pritet të ketë takime me autoritetet e larta shtetërore.

Që prej marrjes së detyrës si kryeministër, Kurti ka zgjedhur të nisë turin e tij të vizitave me Shqipërinë.

Vizita u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri i Kosovës Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

“Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”, tha Kurti në intervistë për Zërin e Amerikës.

Madje me homologun shqiptar Edi Ramën do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në kryeministri.

Herën e fundit që ishte në Tiranë AlbinKurti festonte fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 por nuk ishte dekretuar ende zyrtarisht si kryeministër.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME