Botë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Kush do jetë diplomati më i lartë amerikan në Rusi

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të emërojë zëvendës sekretarin amerikan të Shtetit John Sullivan në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuaranë Rusi. Nëse konfirmohet nga Senati, zoti Sullivan do të jetë diplomati më i lartë amerikan në Rusi, në një kohë veçanërisht sfiduese për administratën e Presidentit Trump.

Sullivan

Ky i fundit po përballet me një hetim për ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij për shkak të dyshimeve se ka ushtruar presion ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për të hetuar kundërshtarin e tij politik, ish-nënpresidentin Joe Biden.

Presidenti Trump kishte thënë në muajin gusht se po shqyrtonte emrin e zotit Sullivan për postin e ambasadorit në Moskë. Emri i tij u lakua edhe për postin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit, një detyrë që iu dha ish-të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për çështjen e pengjeve Robert O’Brien.

Zoti Sullivan do të zëvendësojë ish-ambasadorin John Huntsman, i cili dha dorëheqjen në muajin gusht pas dy vitesh në këtë detyrë, mes spekulimesh se do të kandidojë për postin e guvernatorit të shtetit të Jutas.Zoti Sullivan ka qenë një diplomat karriereqë nga viti 1990. Ai ka shërbyer në poste të ndryshme përfshirë misionet diplomatike amerikane në Ukrainë, Bashkimin Evropian, Korenë e Jugut dhe Honduras.Moska ka qenë në qendër të kritikave të Uashingtonit pasi agjencitë amerikane të zbulimit arritën në përfundimin se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza.

Related posts

‘Lurex’, njihuni me fiksimin e ri të fashionistave

Mila

Vdekja e gazetarit saudit do të ketë pasoja

alketa

Make up-i sipas formës së fytyrës, trend që lindi nga familja Kardashian

Mila
Na Kontaktoni!