HomeShowbiz

Kush e dinte se Johnny Depp ndodhet kaq pranë nesh

Johnny Depp është padyshim një prej aktorëve hollivudianë, me të cilin është e pamundur të mos jesh dashuruar me një ose të gjitha rolet e tij.

Së fundmi aktori po xhiron filmin e tij më të ri “Minamata” dhe mesa duket është shumë pranë Shqipërisë, në Mal të Zi.

Mirëpo gjatë qëndrimit në shtetin fqinj Depp ka pësuar një incident. Mediat e huaja shkruajnë se aktori gjatë xhirimeve ndjeu diçka të keqe në qafë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Së fundmi është publikuar një foto ku Depp shfaqet me qafore pranë një fiziatre.

Bëhet e ditur se aktori po qëndron në një nga hotelet më luksoze të Malit të zi dhe bashkë me të ndodhet edhe një staf prej 200 vetash. Në filmin e ri, Depp do të luajë rolin e një fotografi amerikan, Eugene Smith.

Imazh i ngjashëm


TË NGJASHME