HomeSociale

Kush e ka fajin?/ Aksidentet rrugore, 193 viktima deri tani…

Numri i madh i aksidenteve në Shqipëri ka shkaktuar një bilanc lufte. Emisioni Opinion ka trajtuar këtë të mërkurë pikërisht numrin e lartë të aksidenteve. Gazetarë dhe ekspertë të fushës kanë mendime të ndryshme sa i përket numrit të lartë të aksidenteve.

Fatmir Hasho, ekspert rrugor: 99 për qind për mua sot, faji është i drejtuesve të mjeteve. Edukata është zero.

Skënder Ismailaj, shef i sektorit të sigurisë rrugore: 193 persona kanë humbur jetën, deri në ditën sotme. Aksidentet rrugore, sot konsiderohen një epidemi në shoqëri. Në totalin e ngjarjeve rrugore, nëse i marrim gjithçka numrin më të mëdha e zënë gabimet e përdoruesve të rrugëve, nga këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve. Numrin më të madh e shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, kemi 2276 raste të përdorimit të pijeve alkoolike.

Eno Zeneli, eksperti i automobilizmit: Nëse je në autostradë dhe shikon Instagramin, kjo është faji i shoferit. Nëse ke një makinë 30 vjeçare, ti bën një gabim dhe kjo është fatale. Një makine e re, me 5 yje sigurie “fal” shoferin. Një makinë Euro 6 e ruan dy herë më shumë këmbësorin se sa një makinë Euro 4. Kanë shumë probleme rrugët.

Erikleda Dorezi, gazetare: Ka 105 njolla të zeza për aksidentet. Janë 158 viktima deri tani dhe 5700 aksidente deri tani, janë të dhëna zyrtare nga Urgjenca Kombëtare, që jep ndihmën e parë. Autostrada Tiranë-Durrës është e rrezikshme kë hyrje dhe dalje kudo. / Opinion.al


TË NGJASHME