HomeShowbiz

Kush është Diletta Leotta, biondja simpatike që do të prezantojë sot në Sanremo

Këtë vit, Sanremo do të vijë ndryshe nga vitet e tjera pasi në skenë e madhe do të ngjiten 10 vajza të famshme që do të prezantojnë përkrah Amadeus. Mes tyre është edhe biondja simpatike Diletta Leotta, e cila është një gazetare e njohur sportive në Itali. Ajo ngjitet në skenën e teatrit Ariston për herën e dytë. Hera e parë për të ishte në vitin 2017, kur ajo u ftua nga Carlo Conti për të folur për sulmet kibernetike, me të cilat u përball pas shpërndarjes së fotove të saj private, dhe për rëndësinë e denoncimit të tyre.

Ajo është 28 vjeçe dhe është pjesë e televizionit prej moshës 19-vjeçare. Leotta është e fejuar me Daniele Scardina-n, i cili është i njohur në botën e boksit me emrin King Toretto.

Sot, së bashku me Rula Jebreal, ajo do të jetë përkrah Amadeus për të hapur festivalin e 70-të të Sanremos. Diletta do të vishet nga Etro për mbrëmjen e sotme, ndërsa për natën finale, ajo ka zgjedhur veshjet e stilistit Fausto Puglisi. Aksesorët do të jenë nga Delfina Delettrez, ndërsa këpucët nga Casadei.


TË NGJASHME