HomeShowbiz

Kush është fatlumi? Morena Taraku merr dhuratën romantike

Muaj më parë Morena Taraku ka bërë me dije se ka një njeri special që ka zënë vend në zemrën e saj, edhe pse vijon ta mbajë sekret.

Vetëm pak orë më parë ajo ka ndarë disa foto në profilin e saj në Instagram, ku ka treguar disa dhurata që ka marrë ditën e djeshme.

Një arush pellushi të bardhë dhe disa tullumbace në formë zemrash që qëndrojnë në ajër, dhe prit pak, një dedikim në gjuhën turke që thotë: “Të dua”.

Kjo na bën të kuptojmë se personi që mund t’i ketë marrë zemrën Morenës mund të ketë origjinë nga Turqia dhe ne sapo u bëmë më kuriozë për të ditur më shumë.

Morena ka vite që jeton në Turqi, aty ku punon për projektet e saj muzikore, siç bëri për këngën më të fundit “Fu*k your location”.

Image

TË NGJASHME