HomeLajmi i Fundit

Kush është i riu që humbi jetën në atentatin në Vlorë

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i ndodhur në mesnatë në fshatin Poro në Vlorë. Persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj dy të rinjve Sotiraq Mëhilli dhe Eno Mata.

Gjatë rrugës për në spital humbi jetën Sotiraq Mëhilli 22-vjeç, dhe i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore Eno Mata 32-vjeç.

Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë 32-vjeçari Mata, i rikthyer prej pak muajsh nga Greqia, ku ishte përshirë dhe dënuar për një seri grabitjesh si dhe për vrasjen e një avokati të njohur grek.

Atentati ndaj 2 të rinjve në Vlorë, ZBARDHEN DETAJE të reja: Shënjestra i plagosuri, ka vrarë në Greqi një avokat
Eno Mata dhe Sotiraq Mëhilli