Aktualitet Kronikë Lajme Lajmi i Fundit

Kush është ish-polici i vrarë në atentat mbrëmjen e djeshme në Tiranë

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Oxhakut në Tiranë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Santiago Malko.

Ai ishte vrarë brenda makinës së tij tip BMWX5.

Paraprakisht, thuhet se ai ka njohje me një grup kriminal në Tiranë, ndërsa në vitin 2016 është përfshirë në një konflikt me dy vëllezër.

Më 16 prill 2016, se personat e përfshirë në konflikt një ditë më herët ishin Edmond e Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç dhe ish-punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit, 23-vjeçari Santiago Malko.

Të dyja palët, kishin në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti ka ndodhur në lokalin e Edmond Lashit.

Ka qenë ish-polici Santiago Malko që ka shkuar në pikën e basteve të vëllezërve Lashi dhe është konfrontuar fizikisht me ta. Nga përleshja fizike, 23-vjeçari është plagosur lehtë, pasi është goditur me grusht në hundë.

Ish-polici ka tentuar të përdorë armën, madje duke goditur njërin prej vëllezërve me qytën e saj.

Më pas dy vëllezërit kanë ndërhyrë dhe ia kanë marrë armën, duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

Related posts

Kjo dietë do t’ju ndalojë urinë e tepërt

egla tuka

Vulin: Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO

Anxhela news

Ja shenja e horoskopit që do të gjejë dashurinë e jetës gjatë verës

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!