HomeShowbiz

Kush është më i pasur Mark Zuckerberg apo Elon Musk?

Pasuria e Elon Musk është sot 115 miliardë dollarë, duke ia kaluar kështu kreut të Facebook, Mark Zuckerberg, në listën e personave më të pasur në botë.

Sipas “Bloomberg”, Musk është njeriu i tretë më i pasur në botë, pas Jeff Bezos dhe Bill Gates. 5 miliarderët e planetit janë: Jeff Bezos, Bill Gates, Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Bernard Arnault.

Ngjitja në renditje e Elon Musk vjen pas rritjes së vlerës në bursë të Tesla, që sot vlen 475 miliardë dollarë.

Musk është themelues edhe i kompanive të tjera si SpaceX, The Boring Company, Hyperloop dhe OpenAI.

Burimi: Bloomberg News


TË NGJASHME