HomeShowbiz

Kush është princi i famshëm “don zhuan” që ndërron jetë në moshën 38-vjeçare

Princi Azim, biri i gjashtë i sulltanit dhe i katërti në radhë për fronin e Brunei, ka vdekur në moshën 38-vjeçare.

Ai njihej për festat e tij ekstravagante me VIP-a si Pamela Anderson, Janet Jackson dhe Mariah Carey.

I njohuri ndryshe si “Princi Playboy” vuante nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej në spitalin e kryeqytetit Bandar Seri Begaëan, thanë mediat shtetërore.

Pasuria e tij llogaritej në $5 miliardë në kohën e vdekjes, sipas agjencive të medias e spektaklit. Azim shihej shpesh më parë në festat e Hollywood në shoqërinë e Scarlett Johansson, Pamela Anderson e Michael Jackson, e madje kishte miqësi dhe me aktoren britanike Jade Goody.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është saktësuar por disa raportime thonë se vuante nga kanceri.

Sipas traditës islamike funerali i tij u mbajt ditën e vdekjes dhe një javë zi është shpallur nga autoritetet.

Azim njihej gjithashtu që festonte shpesh me aktivistë të të drejtave të komunitetit gay e transgjinorë, çka ka sjellë spekulime se ai vetë ishte gay, edhe pse nuk ka diskutuar kurrë seksualitetin.

Ai nuk u martua kurrë e nuk kishte fëmijë.

Vitin e kaluar babai i tij Hassanal Bolkiah njoftoi ligjin sipas të cilit homoseksualët vriten me gurë, por pas një fushate kritikash sulltani vendosi një moratorium mbi ligjin.

Azim njihej si producent, stilist e filanthropist që ndihmonte fëmjët e sëmurë dhe ata me autizëm. Princi Azim ka qenë edhe producent i filmit “You’re Not You”, me protagoniste Hilary Swank.


TË NGJASHME