HomeSociale

Kush është shqiptari që grabiti legjendën e tenisit dhe ish yllin e futbollit

Një 42 vjeçar shqiptar, i cili kishte kryer vjedhje të shumta në lagjet e të pasurve në jugperëndim të Londrës gjatë fushatës së 10 vjeçare, është dënuar dje.

Gjykata e Kingston, ka vendos që 42 vjeçari shqiptar, Astrit Kapaj, babai i dy fëmijëve të burgoset për 14 vite burg.

Shqiptari ka pranuar 22 vjedhje, duke marrë së paku 500 mijë paund të ardhura, megjithëse shuma besohet të jetë më e madhe.

Objektivat e tij të profilit të lartë përfshijnë legjendën e tenisit gjerman Boris Becker dhe ish-futbollistin e Premier League Nicolas Anelka.

Pronari i dyqanit “peshkut dhe patateve” u përpoq të hynte në shtëpinë e familjes Becker prej 5.5 milionë paund – të cilën ai e ndau me gruan e tij Lilly dhe të birin Amadeus – në tetor 2013.

Zonja Becker, u detyrua të qëndronte në hotelet e afërta dhe të merrte me qira roje sigurie gjatë natës për të ruajtur shtëpinë e saj dhe frikën për të birin.

Gjykata dëgjoi se Kapaj ishte kapur jashtë pronës së yllit të tenisit nga kamerat e sigurisë i veshur me kapelën e tij të stilit të peshkatarit, duke i rënë në anën e pasme të shtëpisë ndërsa mbulonte gojën me dorë.

Kapaj jetonte në Altrincham, Greater Manchester, me gruan dhe fëmijët, ndërsa udhëtonte rreth 500 milje për në Londër për të kryer grabitjet e tij.


TË NGJASHME