HomeRajon

Kush është shqiptari që u gjet pajetë në burgun famëkeq grek

Mediat greke kanë zbuluar identitetin e shqiptarit që u gjend dje i vdekur në burgun e Koridhalasit.

Ai quhet Bandiol Tusha dhe ishte 33 vjeç.

Tusha po vuante dënimin për trafikimlëndëve narkotike.

Mjekët nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa mendohet se vdekja të ketë ardhur si pasojë e abuzimit me lëndët narkotike.

Por kjo tezë nuk konfirmohet ende nga Ministria e Drejtësië greke.

Ndërkohë që do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të vërtetojë shkaqet e vërteta të vdekjes.

Tusha është shqiptari i katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në muajt e fundit.

Ndërsa burgu i Koridhalos është kthyer në një ferr për të burgosurit shqiptar.

Më 14 Janar në burgun e Koridhalos hunmbi jetën shqiptari  Albert Bako, që u vra nga një bashkëatdhetar i tij.


TË NGJASHME