HomeLajmi i Fundit

Kush është shqiptari që zbërtheu skandalin e falsifikimeve në pólicinë greke, “rrengu” që e vuri në pránga

Një skandal i madh është zbuluar në radhët e pólicisë greke, ku të përfshirë ishin dhjetra efektivë grekë si dhe shumë kontigjentë të krímit grek e shqiptar. E gjitha kjo doli në dritë pas kapjes së një personi, i cili kishte paraqitur para pólicisë një kartë identiteti që kishte rezultuar e falsifikuar nga grupi i pólicëve të inkríminuar grekë.

Ky grup kërkonte 30 mijë euro për të “pastruar” kríminelët shqiptarë dhe për t’i “pagëzuar” si minoritar grekë nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Grupi ishte mbajtur nën vëzhgim që nga fillimi i këtij viti, duke kulmuar me një kontroll të rastësishëm në Chalandri. Pòlicia ndaloi një person të dyshimtë në zonë dhe i kërkoi dokumentin e identifikimit. I ndaluari nxori nga xhepi kartën e ID greke në të cilën quhej Alexios Tsvetkov dhe vendlindja e tij ishte Susumi në Abkhazi.

Pólicët e kishin parë me dyshim këtë person, pasi nisur nga tiparet e fytyrës ai nuk ngjante aspak me një rus, madje e kishin provokuar edhe me disa shprehje që zakonisht i thonë grekët që vinë nga Rusia, dhe personi i ndaluar nuk kishte kthyer asnjë lloj përgjigje. Më tej pólicia kishte marrë një foto të këtij personi dhe e kishte ngarkuar në një aplikacion që përdoret nga Departamenti i Pólicisë për të gjetur identitetin e vërtetë të një personi. Në fund rezultoi se ky person ishte një shqiptar i ákuzuar për tráfik kókaine, zhvátje, lëndë plásëse dhe súlm ndaj një oficeri pólicie. Kështu ai u árrestua dhe u mor në pyetje.

“Më datë 26.01.2021, në kómisarit është sjellë një person, i cili ka paraqitur si dokument identiteti nr. Karta e identitetit ??152663 me detajet e listuara: Emri: Alexei i Alexios. ID e cila është lëshuar më 7 shkurt 2020 nga departamenti i sigurisë. Megjithatë, nga këqyrja e gjurmëve të gishtave, u zbulua se ai ishte shtetas shqiptar, L. D, i lindur më 26 mars 1980, në Shqipëri. Më pas ai u árrestua për shkelje të nenit 242 për vërtetim të rremë, falsifikim etj.”, thuhet në rreshtat e parë të dosjes së falsifikatorëve.


TË NGJASHME