HomeShowbiz

Kush ishte Mehmet Qema? Vip-at shqiptarë shprehin ngushëllimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku Mehmet Qema humbi jetën nga arma e shokut të tij, Marjus Dema.

Mehmet Qema, 27-vjeçari ishte i njohur me pseudonimin “Tallman” nga miqtë e tij dhe kishte miqësi me shumë personazhe të njohur të showbiz-it të cilët kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje të rëndë.

Ai kishte njohje me reperët Mozzik dhe Getinjo, reperen Baby G, Majk, moderatorin e njohur, Meriton Mjekiqi, Marinin etj.

27-vjeçari Mehmet Qema u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema i cili u vetëdorëzua ditën e sotme në Polici.

Përmes disa postimeve në Instagram të shumtë kanë qenë ata personazhe të cilët shkruajnë se ende s’mund ta besojnë këtë tragjedi.

Nga dëshmia e dhënë para uniformave blu, Dema ka treguar se armën e kishte gjetur vetë viktima dhe se e kishte çuar në tavolinën ku ishin të gjithë bashkë.

Dema është shprehur se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia dhe se armën e kishte marrë për të luajtur dhe se po ua drejtonte shokëve me shaka, teksa shtoi se nuk e dinte që kishte plumba brenda.

Viktima ishte ulur mbrëmë në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë.

  • 1 3

TË NGJASHME