HomeShowbiz

Kush ishte personi i maskuar që shoqëroi Kim Kardashian në “Met Gala”?

Veshja e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” shkaktoi zhurmë në internet pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha me Balenciaga.

Në MET Gala 2021 një person i maskuar që ngjante tmerrësisht shumë me reperin Kanye West shoqëroi Kim Kardashian. Ndërsa shumë besonin se Kanye bëri një paraqitje surprizë në eventin e madh, një burim është shprehur ekskluzivisht për “E!” se ai nuk mori pjesë në “Met Gala”.

Personi që qëndronte pranë themelueses së KKW Beauty nuk ishte askush tjetër veçse stilistja Demna Gvasalia, e cila është drejtoreshë e Balenciaga.

Padyshim që kjo veshje është e frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West në albumin e tij më të ri “Donda”.


TË NGJASHME