HomeShowbiz

Kush ishte vajza misterioze krah Capital T?!

Dy ditë më parë, Capital T, postoi foton më zemërthyese të mundshme. Ai i përqafuar me një vajzë, në Paris, para kullës Eiffel, duke mbajtur një trëndafil në dorë.

Me dhjetëra vajza, u ndjenë të tradhtuara, të lënduara, por para një fakti të tillë, s’të mbetet gjë tjetër veçse t’i futesh kërkimeve. Kush është ajo?

Vajza misterioze ishte me shpinë dhe sigurisht kjo i vështirëson gjërat, por gjejeni çfarë?! Detajet na thonë se vajza në fjalë mund të jetë Kida!

Kush ishte vajza misterioze krah Capital T?!

Pse do thoni ju? Njësoj si Capital-i edhe Kida ndodhej në Paris dhe këtë e konfirmoi vetë përmes disa Instastory-ve të publikuara. Sigurisht mund të jetë një rastësi krejt normale, por prisni.

Kush ishte vajza misterioze krah Capital T?!

Këngëtarja kishte postuar një foto të këpucëve të saj dhe…Ishin të njëjta me ato të vajzës misterioze që përqafonte Capital-in. Shiriti i verdhë të paktë kështu thotë!

Kush ishte vajza misterioze krah Capital T?!

Një tjetër rastësi? Çdo gjë mund të ndodhë, por kemi dyshimet tona. E sigurt është që diçka po kurdiset, por bëni durim.


TË NGJASHME