HomeSport

Kush janë ekipet e mëdha të interesuar për futbollistin e ri nga Kosova

Futbollisti 19-vjeçar Miris Hoti këtë muaj do të shkojë në prova në disa ekipe të ndryshme evropiane. Hoti do të tentojë të bindë drejtuesit e skuadrave për të vazhduar në super-ligën turke apo në ekipet italiane të serisë A.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i tij, i cili thotë se është arritur të sigurohen prova zyrtare të Hotit në klubin stambollas dhe tek dy skuadra të tjera italiane. Miris Hoti që në moshën 15 vjeçare ka qenë pjesë e shkollës së futbollit të Teutës, ku edhe është renditur golashënuesi më i mirë i Ligës Rajonale të Prizrenit.

Kjo e ka ndihmuar atë që më pas të kalojë në ekipin e Kukësit, por për fatin e tij të keq jo për shumë kohë, pasi pësoi një dëmtim (ligament dhe minisk të dëmtuar rëndë), çka e detyroi të shkëputej për dy vite radhazi. Kjo nuk e pengoi atë të vazhdonte më tej karrierën e tij. Menjëherë pas shërimit ai u bë pjesë e ekipit të Drinit të Bardhë në Ligë të Dytë të Kosovës, e më pas kaloi në skuadrën Veleçiku të Kategorisë së Parë të Shqipërisë.

Edhe pse në një moshë të re futbollisti kosovar Hoti ka një karrierë të pasur, e cila po e favorizon atë për të arritur në majat e futbollit ndërkomëtar.


TË NGJASHME