HomeLajmi i Fundit

Kush janë “kampionët” e Reformës në Drejtësi/ Ambasada e SHBA disa figura shqiptare

Gjatë ditës së djeshme është zhvillua një takim virtual ndërmjet Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, dhe krerëve të politikës, si kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha, por edhe me ata që ambasada amerikane në Tiranë i cilësonte si “kampionët” e Reformës në Drejtësi.

Pas këtij takimi ka qënë Ambasada e SHBA qëka hedhur dritë mbi këtë takim si dhe ka nxjerrë emrat e atyre të cilët cilësohen si “kampionët” e Refornës në Drejtësi.

Por, kush janë “kampionët” e Reformës në Drejtësi?


“Kampionë” e kësaj reforme janë disa personazhe të njohur në vendin tonë, duke nisur me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kreun e SPAK, Arben Kraja, prokurorin e Përgjithshëm, Olsjan Çela, si dhe Ardian Dvorani, pa lënë mprapa dhe Ambasadoren e SHBA=ve në Shqipëri, Yuri Kim por edhe disa gazetarë si Sokol Balla dhe Mero Baze ishin pjesë e këtij grupi.

Emrat e të gjithë “kampionëve” të Reformës në Drejtësi: Etilda Gjonaj, Vitore Tusha, Mero Baze, Sokol Sadushi, Arjon Dyrmishi, Aurela Anastasi, Afrim Krasniqi, Erida Skëndaj, Artur Metani, Arben Kraja, Olsian Çela, Yuri Kim, Naureda Llagami, Gent Ibrahimi, Andi Dobrushi, Gjergj Erebara, Erinda Ballanca, Emanuela Ajasllari, Sokol Balla dhe Ardian Dvorani.


TË NGJASHME