HomePolitikë

‘Kush janë këta që…’, Meta flet për ambasadorët dhe nxjerr mesazhet: Ja ç’më tha Rama

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj ambasadorëve, ndërsa ka kërkuar që të huajt të mos bëhen më qesharakë dhe të mos tallen me vendin tonë.

Ai po të dojë le t’i marrë me vete ata amerikanët të vijë, nëqoftëse ata s’ vijnë dot të më thotë të ikim në Amerikë, se mua vizën amerikane ma jep Edi, se ai ua jep dhe ua heq te gjithëve. Të gjithëve edhe atyre të Kolegjit e atyre te vettingut që i duhet të lëvizin. Kam bërë çdo përpjekje që Shqipëria mos bëhet një vend qesharak.

Kush janë këta ambasadorë që kujtohen një ditë para zgjedhjeve thonë se pas kësaj të zgjidhet gjykata Kushtetuese’, u shpreh Meta.

Meta lexoi edhe disa mesazhe që i kishte shkëmbyer me kryeministrin. Ai tha se Rama i ka thënë në mesazh që Luli s’do jetë më kryetar partie pas zgjedhjeve vendore, ndërsa Meta nuk do gjejë më gjurmë LSI-je.

Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si president nuk do gjesh më gjurmë LSI.

Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, tha Meta.


TË NGJASHME