HomeSociale

Kush janë personat që bashkëpunuan me grabitësit në Rinas

Dritan Goxhaj, një nga ekspertët më të mirë të aviacionit në vend, deklaroi se vetëm punonjësit e sigurisë së aeroportit kanë ditur vendin e saktë ku do të parkohet avioni, çka i ka dhënë mundësi grabitësve që të afrohen aty ku ata kanë dashur për të kryer grabitjen spektakolare.

Eksperti i sigurisë dhe i aviacionit deklaroi në Open se pjesëtarë të kompanisë së security të Rinasit janë dy persona me probleme shumë serioze me ligjin, për të cilët është kërkuar largimi.

Sipas Goxhajt, Arben Karafilaj, oficeri në Peshkëpi të një person i implikuar në masakrën e Peshkëpisë, i dënuar dhe i kërkuar nga prokuroria është i punësuar në kompaninë ICDS.

Goxhaj tha se kjo kompani ka të punësuar edhe shtetasen greke, Helena Athanasiu, station manager, ku dokumentet që ajo ka paraqitur nuk përputhen askund me të dhënat bazike të saj.


TË NGJASHME