HomeSport

Kushtet e rënduara atmosferike, shtyhet takimi Flamurtari-Teuta!

Merret vendimi zyrtar! Sfida mes Flamurtarit dhe Teutës  është shtyrë për t’u luajtur ditën e nesërme në orën 12 për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe rreshjeve të denduara të shiut që bien pa pushim në qytetin e Vlorës!

Kësisoj zyrtarët e kësaj sfide, vendosën që takimi të shtyhej për ditën e hënë në orën 12:00, me shpresën që kushtet atmosferike do të përmirësohen dhe nuk do të ketë rreshje të dendura shiu.

E NDËRPRERË| FLAMURTARI – TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE: 

8? Ndërpritet takimi në Vlorë, për shkak të rreshjeve të shumta! Gjyqtari fut të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, me shpresën që moti do të qetësohet!

1? Ka nisur sfida në Vlorë, luhet në një terren tepër të rënduar!

Formacionet zyrtare:

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Deliaj, Muçollari, Rrapaj, K. Nebihu, Vrapi, Hoxhaj, Ribaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, L. Vila, E. Vila, Nikac. Trajner: Edi Martini


TË NGJASHME