HomeSport

Kushtet e Zizou përpara se të binte dakord për t’u ribashkuar me Real Madridin

Real Madrid ka ricaktuar Zinedine Zidane si trajner të klubit ditën e djeshme direkt pas njoftimit të largimit të Santiago Solari-t.

Real Madrid është aktualisht i treti në La Liga, 12 pikë pas Barcelonës dhe pesë pikë mbrapa rivalëve ndër-qytetorë Atletico Madrid. Madridistët u skualifikuan gjithashtu nga Liga e Kampionëve pasi humbën në mënyrë shokuese nga holandezët e Ajax.

Zizou dha dorëheqjen në muajin Maj të vitit 2018 pasi fitoi Ligën e tretë të Kampionëve, me klubin në të cilin ka luajtur për pesë vjet si lojtar.

Kur Zidane shkoi në podium për të folur, ikona e Real-it theksoi gëzimin për kthimin e tij në këtë klub, por gjithashtu ai ka theksuar rëndësinë e mbarimit të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem, kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë dua të punoj sërish dhe të bëjmë që ky klub të shkojë atje ku duhet të jetë. E vetmja gjë e rëndësishme për mua është që të filloj punën nesër … Ndihem mirë, jam i lumtur që jam kthyer. Unë nuk shkova shumë larg, pasi jetoj këtu, por jam i lumtur që të punoj me këtë klub të madh dhe mbi të gjitha këtë skuadër.”

Ai u pyet nga gazetarët edhe përsa I përket Cristiano Ronaldo-s.

Ai tha: “Kanë ngelur vetëm njëmbëdhjetë ndeshje deri në fund të sezonit, do të shohim për vitin tjetër. Të gjithë e dimë se cfarë ka bërë Ronaldo për këtë klub. Padyshim ai është një ndër lojtarët më të mirë të historisë së klubit të Madridit. Por do të flasim dhe për atë temë.”

Francezi ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare që do ta mbajë atë në kryeqytetin spanjoll deri më 2022.

Gjithsesi, nuk ka qënë e lehtë për Florentino Perez të rikthejë francezin në skuadrën e Los Blancos. Ai i ka vendosur disa kushte presidentit.

Sipas “Sportskeeda”, kushtet e Zidane për presidentin e Madridit ishin si më poshtë:

-Kontroll i plotë mbi ekipin;

-Shitja e lojtarëve që nuk i do në skuadër;

-Marcelo & Isco nuk janë për shitje;

-Neymar nuk do të blihet;

-James Rodrigues nuk kthehet;

– Të mundohemi të nënshkruajmë me Mbappe.


TË NGJASHME