HomePolitikë

Kuvend, betohen 4 deputetët e rinj të LSI-së

4 deputetët e rinj të KuvenditShqipërisë nga radha e LSI-së janë betuar paraditen e së martës, ndërkohë që opozita protestonte jashtë Parlamentit.

Pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit, kanë thënë njëri pas tjetrit “betohem” deputetët Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Ylli Shehu.

Me betimin e 4 deputetëve të rinj, Parlamenti shkon në kuotën e 86 deputetëve, në gjendje për të miratuar edhe ligje me shumicë të cilësuar që kërkojnë 84 vota.


TË NGJASHME