HomePolitikë

Kuvend/ Betohet deputetja e re e LSI-së

Është betuar në seancën parlamentare që po mbahet ditën e sotme në Kuvend, deputetja nga rradhët e LSI-së, Ambra Borova në Qarkun e Shkodrës.

Kandidatja në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, mori mandatin më herët nga KQZ, por nuk mundi të ishte në seancën e shkuar plenare, pasi kishte vetëm pak ditë që u bë nënë.

Ndërkohë në pritje për të marrë mandatin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, janë edhe dy kandidatë të tjerë, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, dhe bashkë me ta në Kuvend bëhen 101 deputetë.


TË NGJASHME