HomePolitikë

Kuvend dhe protestë nesër në 10:00, kërkohet mbrojtje për deputetët nga MB

Partia Socialiste ka konfirmuar sot se të martën në orën 10:00 seanca parlamentare.

Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda PS, ndërsa njoftimi u është bërë deputetëve përmes telefonit.

Kuvendi i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë e deputetëve, nisur nga e marta e kaluar më 26 shkurt, kur opozita protestoi para Parlamentit duke sulmuar deputetët teksa futeshin në Kuvend.

Nga ana e saj, Policia e Tiranës, i ka kërkuar opozitës jo parlamentare që të mos protestojë para Kuvendit, dhe të zgjedhë një vend tjetër më të përshtatshëm, pasi siç ndodhi më parë, u cënua siguria dhe rrezikohet jeta e deputetëve, po ashtu cënohet edhe mbarëvajtja e seancës plenare.

Megjithatë, PD është e palëkundur, dhe është shprehur se do të protestojë para Parlamentit sa herë që do të ketë seanca pasi e cilësojnë parlamentin ilegjitim.


TË NGJASHME