HomePolitikë

Kuvend dhe protestë, s’ka seancë të enjten. Opozita thërret me urgjencë militantët

Seanca plenare e së enjtes, me vendim të KonferencësKryetarëve u zhvendos pasditen e kësaj të marte. Vendimi i mazhorancës u pa nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, si lëvizje taktike për të shmangur protestën dhe tregues frike, por numri dy i socialistëve sqaroi se mbledhja e Parlamentit nuk kishte lidhje me aksionin opozitar.

“Është vijim i seancës së shkuar. Nuk mund të mblidheshim më 14 mars, sepse është ditë feste, Dita e Verës”, tha Taulant Balla.

Vendimi i mazhorancës vuri në lëvizje menjëherë opozitarët, të cilët njoftuan në bllok strukturat për ndryshimim e planit dhe organizimin e shpejtë të një proteste para Parlamentit.

“Për kokën e Ramës po mblidhen në ilegalitet. Ai tjetri bën antimiting në Lushnje. Ta dinë sa herë të mblidhen dhe kurdo të mblidhen, pas do na kenë”, tha Paloka.

Në rendin e ditës të Parlamentit parashikohet ngritja e dy strukturave të reja të drejtësisë, për të cilat mazhoranca thotë se opozita iu druhet.

“Kanë frikë nga SPAK dhe BKH-ja”, tha Balla.

“Ne që hoqëm imunitetin, paskemi frikë. Ata që e forcojnë, s’kanë? E shikoni sa banal janë?”, tha Paloka.

Numri dy i demokratëve reagoi edhe për thirrjet e përsëritura të BE-së, që protesta të mos jetë e dhunshme.

“Të mos na kërkojnë neve ato që s’ua kërkojnë qytetarëve të tyre”, u shpreh Paloka.

Edhe pse mazhoranca njoftoi se të enjten nuk do të ketë Parlament, opozita konfirmoi se protesta nuk do të anulohet./tch


TË NGJASHME