HomePolitikë

Kuvend/ Këto janë projektligjet që u miratuan

Parlamenti ka miratuar sot me 79 vota pro, 20 kundër dhe 3 vota abstenim, projektligjin e buxhetit faktik të vitit 2018.

Në këtë votim kanë marrë pjesë dhe disa deputetët e opozitës së re të cilët kanë votuar bashkë me maxhorancën.

Po ashtu me 77 vota pro është miratuar dhe projektligji i shumë debatuar i Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Kjo nismë ka marrë vetëm 19 vota kundër të deputetëve të pakicës në Kuvend, ndërkohë që 3 prej tyre kanë votuar abstenim.

Në këtë seancë ka rënë në sy mungesa e disa prej ministrave dhe kryeministrit Rama i cili ndodhet në Bruksel për të lobuar për hapjen e negociatave.


TË NGJASHME