HomePolitikë

Kuvendi i Kosovës voton qeverinë e re

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avduallah Hoti i LDK-së, me 61 vota pro dhe 1 abstenim.

Ndërsa është shprehur i kënaqur Avdullah Hoti ka folur për herë të parë si kryeministër i Kosovës.

Hoti ka theksuar se dy prioritetet e qeverisë janë pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike.

“Sot në seancën e Kuvendit, jam shumë i kënaqur që përfundimisht kemi bërë bashkë që program qeverisës që i adreson nevojat e shtetit që është lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike dhe me nismat menjëherë që do t’i nisim menjëherë edhe me pakot për rimëkëmbje. Unë jam i bindur me koalicionin që kemi ndërtu do t’i dalim zot këtij vendi”, tha Hoti.

Në këtë seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria e re e udhëhequr nga Hoti do të përbëhet nga 4 zv.kryeministra, ku secilës parti të koalicionit do t’i takojë nga një zv.kryeministër.

4 zv.kryeministrat:

Besnik Tahiringa – AAK

Driton Selmanaj – LDK

Goran Rakiq – Lista Serbe (ministër i pushtetit lokal)

Albulena Balaj-Halimaj – NISMA

Ministrat:

Hykmete Bajrami – ministre e Financave

Besjan Mustafa – ministër i Buqjësisë

Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës

Anton Quni – ministër i Mbrojtjes

Arban Abrashi – ministër i Infrastrukturës

Agim Veliu – ministër i Brendshëm

Armend Zemaj – ministër i Shëndetësisë

Selim Selimi – ministër i Drejtësisë

Blerim Kuqi – ministër i Ambientit

Meliza Haradinaj – ministre e Jashtme

Ramë Likja – ministër i Arsimit

Skender Reçica – ministër i Punës

Vesel Krasniqi – ministër i Tregtisë

Dalibor Jevtiq – ministër i Kthimit

Enis Kervan ministër i Zhvillimit Rajonal

K.S/GotaNews


TË NGJASHME