HomePolitikë

Kuvendi mblidhet sot, ç’do ndodhë me Presidentin Meta

Kuvendi do të mblidhet ditën e sotme në orën 17:00, ku dhe do të diskutohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Metës.

Në njoftimin e publikuar nga faqja e Kuvendit thuhet se debati do të jetë 130 minuta, 70 minuta shumica parlamentare dhe 60 minuta opozita parlamentare.

Kujtojmë se kërkesa për ngritjen e këtij komisioni është bërë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të Presidentit Meta për të anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh, i cili dekretoi më pas 13 tetorin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

rendi.jpg

TË NGJASHME