HomePolitikë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ja çfarë do të diskutohet

Deputetët do të mblidhen sërish sot në seancë plenare, pavarësisht rregullave të diktuara për shkak të rasteve me COVID-19 që u shfaqën dje në Kuvend.

Në seancën plenare do të miratohet një sërë projektligjesh, ndënëse mes tyre ishte parashikuar dhe aministia fiskale, e cila është shtyrë.

Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi. Ndërkohë Komisionet, parlamentare, Byroja dhe Konferencat e Kryetarëve do të vijojnë online dhe nuk do të mblidhen në sallat e Kuvendit.

Kutojmë se kjo javë e gjatë parlamentare parashikohet të mbyllet më 30 Korrik, kur është vendosur që deputetët të diskutojnë mbi ndryshimet kushtetuese.


K.S/GotaNews


TË NGJASHME