HomeSociale

Kuvendi miraton zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

kuvendi

Miratohet sot nga Kuvendi me 91 vota pro, shtyrja edhe për 2 muaj e fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo nënkupton që masat kufizuese të vendosura nga qeveria të mbeten në fuqi deri më 23 qershor.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallet nga qeveria në rastet e fatkeqësive natyrore që rrezikojnë shëndetin dhe pasurinë e njerëzve, të tilla si tërmetet, përmbytjet, zjarret apo epidemitë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME