HomeSociale

Kuvendi ndryshon datën e seancës plenare

Pas mbledhjes së grupit të PS këtë paradite është vendosur data e seancës plenare, duke e zhvendosur të mërkurën në orën 10:00, nga dita e enjte kur mbahet zakonisht.

Opozita sakaq është mobilizuar menjëherë, ndërsa burime nga PD bëjnë me dije se protesta e radhës përpara Parlamentit do të zhvillohet, të mërkurën, date 3 Prill, ora 9.30.

Tashme prej disa javësh, opozita ka dalë në protestë para Kuvendit çdo ditë kur është mbajtur seanca.

Sikundër e kanë paralajmëruar, të njëjtën rrugë kanë zgjedhur edhe këtë javë, pas njoftimit për zhvendosjen e ditës kur do të mblidhet Kuvendi, ndërsa PS pritet që të shtyje me tre muaj afatin e komisionit të Reformës Zgjedhore.


TË NGJASHME