HomePolitikë

Kuvendi në seancë, ja projektligjet që pritet të miratohen

kuvendi

Kuvendi pritet të shqyrtojë sot në Seancën Plenare disa projektligje si dhe veprimtarinë vjetore të disa institucioneve të pavarura.

Sot në Kuvend do të shqyrtohet Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2019.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të ERRU-së për vitin 2019 di dhe raportin e veprimtarisë vjetore të KQZ-së për vitin 2019.

Kuvendi gjithashtu pritet të shqyrtojë sot projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

Kuvendi gjithashtu pritet të shqyrtojë projektligjin “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”’.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Projektvendimin “Për një shtesë në vendimin nr. 85/2017 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit” të ndryshuar””.

Kuvendi gjithashtu pritet të shqyrtojë projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin nr. 86/2017 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare” të ndryshuar””.

Gjithashtu pritet miratimi/njoftimi i draftprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 25 maj – 3 korrik 2020 si edhe miratimi/njoftimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 maj – 12 qershor 2020.


TË NGJASHME