HomePolitikë

Kuvendi në seancë plenare, ja aktet normative që pritet të miratohen

kuvendi

Sot Kuvendi mblidhet në seancën plenare të radhës ku priten të miratohen disa akte normative lidhur me disa masa financiare që do të ndërmerren për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Pritet të diskutohet sërish për Teatrin Kombëtar, ku opozita parlamentare ka thirrur në interpelancë për këtë çështje kryeministrin Edi Rama.

Në rendin e ditës në seancë plenare është për tu miratuar akti normativ për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Bizneset që ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit, të përpunimit aktiv dhe të call center do tu shtyhet pagimi i kësteve për periudhën prill-dhjetor 2020, dhe do të paguhen në prill-dhjetor 2021. Ndërsa bizneset e vogla, pra ato me xhiro nën 14 milionë lekë, nuk do ti paguajnë këstet e tatim-fitimit të vitit 2020.

Në seancën plenare do të jetë për diskutim edhe miratimi i aktit normativ për shtyrjen e fazës së parë të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm për shkak të pandemisë COVID-19 dhe projektligji për marrjen e hua-së nga FMN në vlerën e 139.3 milionë SDR (monedhë e fortë, e drejta e tërheqjes speciale), ose rreth 174 milionë euro. 

K.S/GotaNews


TË NGJASHME