HomePolitikë

Kuvendi seancë, shqyrtohet dekreti i Presidentit për përmbaruesit, reagon Murrizi

Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ku në rendin e ditës është edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentin për kthimin e ligjit për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat.

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti Myslim Murrizi,  kritikoi maxhorancën, ndërsa tha se ajo po tenton të përdorë reformën në drejtësi si kalë beteje për të trembur pjesën tjetër të politikës..

Më tej, Murrizi tha se do të kushtëzoi mbështetjen e nismave në Kuvend, me kushtin për miratimin e reformës zgjedhore.

Ku e gjeni këtë siguri se qenka vetëm për pjesën tjetër dhe jo për ju drejtësia. Hallin që keni me presidentin është hall i përbashkët, i disa individëve që shumë shpejt do të jenë ortakë apo banorë të ndonjë burg të famshëm a të Reçit apo Peqinit, apo të ndërtojë ndonjë të vetin si Escobari. Kjo pjesë që është sot këtej (opozita e re) nuk i bie në mend vettingu, pasi kokërr karameleje nuk kanë marrë.

Edhe luftën që keni me njëri tjetrin nuk na bie mendja fare, keni që në 1942 me Qemal Stafën që keni vrarë dhe prerë njëri tjetrin. Ne do ta kushtëzojmë cdo ndryshim me reformën zgjedhore. Po keni qejf i bëni zgjedhjet edhe në 16 tetor ti bëni qejfin liderit. Do të kushtëzojmë votën edhe për ligjet e reformës në drejtësi edhe për të shpallur shokun Mehmet armik dhe për ti vënë prangat te komiteti qendror vetëm me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Të gjithë, nëse meritojnë të shkojnë në burgun e Recit, rruga e mbarë qoftë” tha Murrizi.


TË NGJASHME