HomePolitikë

Kuvendi shtyhu paktën “Anti-Shpifje”, reagon Soreca

Pasi Kuvendi vendosi që të shtyjë miratimin e projektligjit për mediat audio-vizive deri në një vendim nga Komisioni i Venecias, vjen një reagim dhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë Luiggi Soreca. Përmes një postimi në ‘Twitter’ ambasadori tha se BE mirëpret vendimin e maxhorancës për shtyrjen e votimit të ligjit.

Ai theksoi se BE pret me padurim fjalën e “Venecias”.

“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votën për Ligjin për mediat audio-vizive. Presim me padurim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.”, shkruan në mesazhin e tij Soreca.


TË NGJASHME