HomeKulturë

Kuzhina shqiptare në Macau

Shoqëria e verërave në Macau, përmend në një postim të sajin në Facebook shefin e njohur të kuzhinës në Tiranë, Bledar Kola:

“Një natë e mrekullueshme për të shijuar verërat shqiptare të shoqëruara nga specialitetet e shefit të kuzhinës Bledar Kola. Për herë të parë, vera shqiptare mbërriti në Macau, e ardhur nga varietete të ndryshme rrushi”.

Jemi mësuar shpesh të kemi lajme nga kuzhina shqiptare, por këtë herë do i biem nga Kina e do mësojmë diçka më tepër rreth këtij organizimi.

Bledar Kola tha se “Eventi është organizuar nga Herrish Kocibelli, shqiptar i cili jeton në Macau prej 10 vitesh. I gjithë aktiviteti është organizuar në kuadrin e promovimit të produkteve shqiptare. Organizimi i mbrëmjes është bërë në restorantin e një hoteli me 5 yje. Ky restorant është në guidën Michelin.

Për të realizuar pjesën e menu-s e cila ishte kombinuar me verat, Herris ftoi “Mullixhiun”.

Të ftuarit ishin të gjithë të huaj, dmth vendas nga Hong Kongu edhe të huaj që jetojnë në këtë vend. Të pranishëm ishin gjithashtu njerëz të industrisë, kuzhinierë, revista, somelier. Ishte një super mbrëmje. Unë u ndjeva shumë i kënaqur dhe i vlerësuar, pasi mora mjaft reagime nga të pranishmit. Ata, të gjithë, shijuan pak “Shqipëri” atë natë.

Kjo nuk është hera e parë që Kola merr pjesë në të tilla darka. Kjo ndoshta vjen edhe për faktin se restoranti që ai drejton ai është ndër më mediatikët. Të huajt që vizatojnë kryeqytetin e kanë stacionin e tyre të preferuar/gazetadita.al


TË NGJASHME