HomeShëndeti

Kuzhina siriane, të veçantat e një tradite të lashtë

Recetat siriane janë pjesë e asaj që në vendet arabe quhet kuzhina e shaam-it, ku përfshihen Libani, Siria, Palestina e Jordania.

Ajo dominohet kryesisht nga gatimet siriane, elementet kryesore të së cilës janë vaji i ullirit, erëzat e limoni. Një nga këta tre përbërës duhet të jetë patjetër në mëngjes, në drekë dhe darkë, pastaj vijnë përbërësit e tjerë, si qiqrat, bathët e thjerrëzat.

Pilafi, është element po aq kryesor. Ai gatuhet me erëza e fruta te thata, por jo aq sa të prishin shijen e gatimit, apo të përbërësve të tjerë, si për shembull mishi.

Tahini, kremi i farave të susamit, është baza e disa recetave të shijshme siriane. Ai përzihet me kremin e qiqrave i njohur si hunus,  patëllxhanin etj., duke krijuar shije të veçanta.

Në kuzhinën siriane, përdorim të gjerë gjejnë gjithashtu kungujt e vegjël, hudhra, mishi i qengjit dhe i viçit, bishtajat, thjerrezat, lakra e bardhe, lulja e lakres, gjethet e rrushit, nenexhiku, fistiqet, mjalti e frutat.

Në shekullin e 21-të është kthyer në traditë shërbimi i mezeve me pitet arabe përpara pjatës kryesore dhe pas vaktit shërbehet kafe, çaj, ëmbëlsira të ndryshme apo fruta sipas dëshirës. Shumë nga recetat e kuzhinës Siriane datojnë qysh nga shekulli i 13-të./tch


TË NGJASHME