HomeShowbiz

Ky detaj na i thotë të gjitha! Gjinia e bebit mbretëror mund të jetë…

Meghan Markle dhe Princ Harry pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti mbretëror ka vendosur të jetë shumë hermetik përsa i përket këtij kapitulli të ri të jetës së tyre dhe askush nuk është i sigurt për gjininë apo emrin e tij/saj. Megjithatë, spekulimet kanë filluar.

Princesha Charlotte ka një ‘website’ personal dhe ‘URL’ e saj është www.royal.uk/princess-charlotte. Kjo është një arsye e fortë për të menduar se edhe bebi i Harry dhe Meghan do të ketë një të tillë.

Nëse ndiqet e njëjta adresë, por me emrin Victoria në vend të Charlotte, faqja nuk do të hapet. Por, nëse provojmë emrat Arthur, James dhe Alexander, adresa do të kthehet në faqen kryesore, që do të thotë se është duke u përdorur nga familja mbretërore dhe thjesht nuk është vënë ende në përdorim.

Këto janë detaje të rëndësishme që tregojnë se bebi do të jetë djalë dhe mund të ketë një nga këto 3 emrat tradicionalë, megjithatë kjo gjë mbetet për t’u parë, pasi këto teori janë thjeshtë spekulime.

Rezultate imazhesh për Meghan Markle dhe Princ Harry?

TË NGJASHME