HomeShowbiz

Ky është FIKSIMI i Capital T në çdo veshje që ai zgjedh

Capital T përveç se një nga reperët më të mirë në tregun muzikor është gjithashtu edhe një djalë me shumë stil dhe këtë nuk mund ta mohojë askush.

Ai gjithmonë ka qenë mjaft i kuruar me paraqitjet e tij publike, ku përgjatë viteve e kemi parë evoluimin e tij, nga një djalë i thjeshtë më flokë të çrregullta dhe pa mjekërr, deri sot ku stili i tij ka ndryshuar tërësisht.

Por, ajo që mund të keni humbur përgjatë gjithë këtyre viteve në transformimin e Capital T është fakti se reper-it i pëlqen shumë të ketë kuadrate në veshjet e tij, qofshin ato luksoze, sportive apo të thjeshta raporton “RevistaWho”.

Ndoshta një fiksim i vjetër ose një hajmali kjo për Capital T, por ai nuk mund të mohojë këtë fakt.

capital_t.jpg
capital_t_2.jpg
capital_3.jpg

TË NGJASHME