HomeSport

Ky është klubi italian që interesohet për Mario Balotelli.

Mario Balotelli mund të largohet nga francezët e Nice gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Ish-sulmuesi i Inter, Milan, Liverpool, dhe Manchester City duket se ka vendosur që të rikthehet në vendlindje.Është skuadra nga Serie A, Sassuolo, është ajo që ka shprehur dëshirën për transferimin e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Tuttsport’, që sheh Sassuolon si skuadrën e vetme italiane në garë për Mario Balotelli. Për 28-vjeçarin interesohet edhe skuadra e Olympique de Marseille.

Mario Balotelli është pjesë e Nice që nga viti 2016, dhe në 51 ndeshje në Ligue 1 ka shënuar 33 gola.


TË NGJASHME