HomeModa

Ky është koleksioni i ri Pranverë-Verë 2021, i sjellë ndryshe nga Versace (FOTO)

Donatella Versace shfaqi një koleksion të ri pranverë/verë 2021 krejt ndryshe, me një stil të ri, e frymëzuar gjatë ditëve të karantinës, teksa shtëpia italiane e modës e prezantoi atë në Javën e Modës në Milano.

Brendi më i ri i Versace u shfaq në “livestream”, në praninë e shumë pak spektatorëve që ishin ata që punuan për linjën e re, teksa modelët ecën në një pasarelë të improvizuar këndshëm, mbi rërë dhe gura, në skenën ku mbizotëronin statujat e rrëzuara të qyteteve të shkatërruara, si gjatë kohës së luftës greko-romake.

Këtë koleksion, Donatella ia dedikoi vëllait të saj Gianni, duke risjellë më kontemporan koleksionin e tij të famshëm shumëngjyrësh “Tresor de la mer” të vitit 1992.

Për një botë post-pandemie Covid-19, brendi italian i modës i mbetet besnik traditës së tij, me një koleksion bazuar kryesisht tek fustanet dhe ngjyrat e fuqishme, si mënyrën e vetme për një të ardhme optimiste dhe me shpresë. 


TË NGJASHME