HomeShowbiz

Ky është mesazhi që jep kancelarja Merkel përmes ngjyrës së xhaketës

Ditën e sotme, ka ardhur në Tiranë kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila gjatë vizitave të saj zyrtare në botë, ngjyra e xhaketave gjithmonë përbën lajm, e ndërsa gjatë vizitës së saj në Tiranë kancelarja ka vendosur të veshë xhaketë ngjyrë blu!

Sipas mediave të huaja kancelarja Angela Merkel e zgjedh ngjyrën e xhaketës në bazë të humorit, por edhe në varësi të vendit ku po shkon dhe mesazhit që do të përcjellë.

Blunë, kancelarja e vesh kur diçka është e rëndësishme, kur duhet të duket serioze, por jo e rreptë si mund të ngjajë në të zezë. Xhaketa blu jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën.

Ngjyrën vjollcë, përgjithësisht e preferon për takimet jo formale, ku nuk ka për të diskutuar çështje serioze.

Bezhën dhe të bardhën, i mban atëherë kur kërkon të dërgojë një mesazh paqeje.

E gjelbra, për Merkel është ngjyra e optimizmit, qetësisë dhe ekuilibrit.

Por kujdes kur kancelarja vesh xhaketë të zezë, thonë ata që e kanë vëzhguar; vendi pritës nuk e ka punën mirë!


TË NGJASHME