HomeTeknologji

Ky është mikroskopi më i fuqishëm në botë

Projektuar nga një fizikan italian, burimi i ri që e bëri supermikroskopin Evropian më të fuqishmin në botë quhet Esrf-Extremely Brilliant Source (Esrf-Ebs). Falë saj, makineria tani është në gjendje të gjenerojë rreze X 100 herë më të ndritshme se ato të gjeneroheshin më parë.

Të arrish të vëzhgosh procesin e infeksionit, siç është ai i shkaktuar nga koronavirusi i ri, falë skanimit 3D të një organi ose të të gjithë trupit të njeriut, është praktikisht një revolucion shkencor i bërë i mundur falë burimit të ri më të ndritshëm të rrezeve X të përftuar ndonjëherë, në supermikroskopin Evropian ESRF (European Synchrotron Radiation Facility) në Grenoble (Francë) bazuar në dritën e sinkrotronit.

“Ky është një moment krenarie për të gjithë komunitetin e sinkrotronit,” thotë Francesco Sette, drejtori i përgjithshëm i ESRF.

“Me hapjen e këtij brezi të ri të sinkrotronit me energji të lartë, ESRF vazhdon rolin e tij pionier në sigurimin e një mjeti të ri të paparë, në ndihmë të shkencëtarëve për të shtyrë kufijtë e shkencës dhe për të adresuar sfidat vitale me të cilat përballet shoqëria jonë, siç janë shëndeti dhe mjedisi”.


TË NGJASHME