HomeShowbiz

Ky është moderatori që propozoi live në emision të dashurën e tij…

Gazetari dhe moderatori i njohur Ardit Roshi ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram një video, që për të por dhe ata qe e kanë parë nga ekrani nuk do të harrohet lehtë.

Në minutat e fundit të emisionit “Këndo këngen time” që prezantohet po nga Arditi, ai ka kërkuar pak kohë për veten, jashtë çdo skenari dhe që askush nuk e priste. Mes duartrokitjeve të publikut, ai i ka kërkuar Blerinës, personit që i ka vjedhur zemrën, që të futej dhe ajo në skenë, e më pas duke e falenderuar për mbështetjen në rrugëtimin e tij në ekran, i ka propozuar live. Dhe sigurisht ajo tha PO.

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…”, ka thënë ndër të tjera Arditi.

E fejuara dhe tashmë partnerja e jetës e moderatorit Ardit Roshi, Blerina Bajko, është vajza aktorit të njohur të humorit Agim Bajko.

View this post on Instagram

SHE SAID YES!!

A post shared by Ardit Roshi (@arditroshi) on


TË NGJASHME