HomeUdhëtime

Ky është udhëtimi më ekonomik dhe më i shkurtër që mund të bëni për Shën Valentin

Pooo, e dimë që është sot dita e shumë pritur prej disave, ajo e Shën Valentinit, megjithate, kjo nuk ju pengon të planifikoni një udhetim që mund të nis pikërisht sot pasdreke (pasi të mbaroni punën) sepse propozimi ynë është më afër nga c’mendoni!

Vetëm për 50 minuta me avion, nga Tirana, mbërrini në Puglia.

Sipas World Travel Association, është pikërisht zona e Puglias dhe Toscanës, zgjedhja më e mirë që mund të bëni këtë vit.

Cfare mund të bëni në Puglia për Shën Valentin?
Meqenëse në këtë sezon nuk ka turistë aq sa në muajt e tjerë , mund t’i gëzoheni rehat detit, restoranteve me ushqim të mirë, natyrës…së pari, mund të prenotoni për të fjetur në një nga shtëpizat tipike të Alberobellos dhe të shihni pamjen e mrekullueshme që ju ofron Polignano në det.


TË NGJASHME