HomeUdhëtime

Ky është vendi ku dielli nuk perëndon kurrë dhe ‘s’lejohet’ të vdesësh

A e keni menduar ndonjëherë se në botë mund të ekzitojë një vend në të cilin dielli nuk perëndon kurrë? Në ëndrra jemi të sigurt që po, por diku në Norvegji, ndodhet pikërisht një qytet i tillë. Dhe jo vetëm kaq. Ta quash qyteti i kontradiktave është pak.

Longyearbyen ndodhet në arklipelagun e Svalbard-it, në Norvegji. Në 4 muaj të vitit (nga 19 prill-23 gusht), dielli nuk perëndon kurrë. Ky fenomen i lejon të gjithëve që për 24 orë të ditës të shijojnë perëndimin e një dielli që nuk mbaron kurrë. A mund të ketë më bukur?

Temperaturat ekstremisht të ftohta, zakonisht gjatë netëve polare, kanë bërë që qeveria lokale të marrë masa. Longyearbyen është etiketuar si qytetit në të cilin “është e ndaluar  të vdesësh.” Temperaturat e ulëta bëjnë që trupi të mos dekompozohet kurrë. Ky vend, vit pas viti, frymëzon turistë të rinj, të cilët sapo njihen me pamjen mahnitëse, nuk ngurrojnë ta vizitojnë nga afër.


TË NGJASHME